Beselidhja e Re1 e Selanikasve: Si duhet të jetoni për ti pëlqyer Hyjit
- 1 Pastaj, vëllezër, ju lutemi ngrohtësisht dhe ju përbejmë në Zotin Jezus që, siç mësuat prej nesh si duhet të jetoni për t`i pëlqyer Hyjit, ashtu edhe jetoni që të përparoni edhe më tepër.
- 2 Patjetër i dini urdhërimet që ju kemi dhënë prej anës së Zotit Jezus.
- 3 Vullneti i Hyjit është ky: shenjtërimi juaj;të ruheni nga fëlligështia
- 4 që secili të dijë të jetojë me gruan e vet në shenjtëri e me nder
- 5 dhe jo në prirje të ulëta porsi paganët që nuk e njohin Hyjin
- 6 e në këtë gjë mos t`i mohohet e drejta vëllait as mos të gënjehet, sepse Zoti është hakmarrës për të gjitha këto, siç ju kemi thënë më parë dhe jua kemi dëshmuar.
- 7 Jo po, Hyji nuk na ka grishur për të bërë fëlligështi, por për të jetuar në shenjtëri.
- 8 Prandaj, kush i përbuz këto urdhërime, nuk përbuz një njeri çfarëdo, por vetë Hyjin që ju jep Shpirtin Shenjt të vetin.
- 9 Lidhur me dashurinë vëllazërore nuk është nevoja t`ju shkruaj sepse vetë Hyji ju ka mësuar ta doni njëri-tjetrin.
- 10 Këtë ju e bëni, vërtet, kundrejt të gjithë vëllezërve që janë në mbarë Maqedoninë; porse, vëllezër, ju nxisim që në këtë gjë të përparoni gjithnjë e më tepër,
- 11 të kujdeseni të jetoni në paqe; të shikoni punët tuaja dhe të punoni me duart tuaja, siç ju kemi urdhëruar,
- 12 që të jetoni me nder kundrejt atyre që nuk janë në fe dhe të mos e keni nevojën e kujt.Ardhja e Zotit
- 13 Nuk duam, o vëllezër, t`ju lëmë në padijeni lidhur me ata që vdiqën, që të mos trishtoheni porsi të tjerët që nuk kanë shpresë.
- 14 E njëmend, nëse besojmë se Jezusi vdiq dhe u ngjall, atëherë Hyji patjetër edhe ata që vdiqën, nëpër Jezusin dhe bashkë me Jezusin do t`i marrë në lumturi.
- 15 Këtë po jua themi të bazuar në fjalën e Zotit: ne që jemi gjallë, që do të ndodhim gjallë në Ditën e Ardhjes së Zotit, nuk kemi për të qenë para atyre që kanë vdekur.
- 16 Sepse vetë Zoti;kur të jepet urdhri, me zë të kryeengjëllit, me zë të borisë së Hyjit;do të zbresë nga qielli e më së pari do të ngjallen të vdekurit në Krishtin,
- 17 dhe vetëm atëherë, ne që do të jemi ende në jetë, bashkë me ta kemi për të qenë marrë në re, në takim me Zotin, në ajër. Kështu do të jemi gjithmonë me Zotin.
- 18 Pra, ngushëlloni njëri-tjetrin me këto fjalë!